Cilësia

Në mënyrë që të sigurohemi se ne po ofrojmë shërbime të qëndrueshme në të gjithë organizatën tonë, ne do të implementojmë një sistem të menaxhimit të cilësisë. Menaxhimi i cilësisë siguron që ajo që ofron qendra jonë dhe proceset e shpërndarjes që ne përdorim janë kohezive dhe se çdo fazë e biznesit dhe organizatës përqendrohet në të njëjtin qëllim. Procesi i menaxhimit të kontrollit të cilësisë mund të ndahet në katër përbërës kryesorë për të qenë efektiv: planifikimi i cilësisë, kontrolli i cilësisë, sigurimi i cilësisë dhe përmirësimi i cilësisë.

Planifikimi i cilësisë : Hapi i parë i menaxhimit të cilësisë është planifikimi. Në këtë fazë, ne kemi investuar kohë për të identifikuar qëllimet tona dhe atë që dëshirojmë të jetë fillimi jonë. Ne kemi përcaktuar cilat janë standardet tona të cilësisë, kërkesat e nevojshme për të përmbushur këto standarde, dhe strategjitë që do të përdorim.

Kontrolli i cilësisë : Në këtë fazë ne bëjmë konfirmimin se standardet që kemi vënë në zbatim janë përmbushur, dhe identifikojmë gabimet që duhet të korrigjohen. Kontrolli i cilësisë është me rëndësi të posaçme sepse sa më shpejt që të kapim këto gabime, aq më shpejt ne mund të ndërmarrim hapa për t’i përmirësuar. Si mënyrë e kontrollit të cilësisë do të jenë testimet nëpër të cilat do të kalojnë kandidatët në fund të trajnimit.

Sigurimi i cilësisë : Kjo fazë përshin inspektimin e cilësisë që përcjellim tek kandidatët para se të fillojë procesi ë mësimit. Një mënyrë e kësaj është përzgjedhja korrekte e trajnerëve, rishqyrtimi i metodave që ata do të përdorin, dhe matja e efektivitetit që këto metoda kanë gjatë procedurës së trajnimit.

Përmirësimi i cilësisë : Pas përfundimit të tri fazave të para, ne do të shqyrtojmë me vëmendje gjetjet tona dhe do të gjejmë një mënyrë për të përmirësuar metodat tona. Dëshira për përmirësim të vazhdueshëm është qëllimi për çdo biznes të suksesshëm, andaj ne jemi të hapur ndaj ndryshimeve që duhet kaluar për të pasur kualitet sa më të mirë të shërbimeve tona.