Kampusi

Ne synojmë që të jemi konkurrentë të fortë në fushën e zhvillimit edukativ dhe profesional. Për këtë arsye, synimi ynë primar është tërheqja e sa më shumë individëve të cilët përfundojnë shkollën e mesme të lartë, e më pas edhe i atyre të cilët kërkojnë të përsosin më tutje aftësitë e tyre profesionale.

New Born Master ka krijuar  kushtet sipas standarteve moderne në kampusin që gjendet në Suharekë.

Kampusi përbëhet nga ndërtesa me hapësira të bollshme për të gjitha aktivitetet e qendës. Ndërtesa ka elemente sigurie të standardit evropian.
Gjithashtu, dizajni arkitektonik i saj mundëson, që vetë klasat e gjera të kenë dritë natyrore të vazhdueshme. Nga ana tjetër, ajrosja brenda ndërtesës është shumë e mirë, duke qenë se të gjitha sallat janë të lidhura me sistemin e ajrit të kondicionuar.
Ndërtesa ka ngrohje qendrore funksionale dhe të vazhdueshme gjatë gjithë kohës, kur ka temperatura të ulta.