Për Ne

Misioni i Biznesit

Misioni i Qendrës sonë për aftësim profesional është të zhvillojmë programe gjithëpërfshirëse dhe shtigje të shumëta për të mbështetur kandidatët tanë për të arritur qëllimet e tyre në përvetësimin e zanateve përkatëse. Duke marrë parasysh që numri i institucioneve të larta të cilat janë të koncentruara në ofrimin e ligjëratave dhe programeve praktike për punë dore profesionale është mesatar, instituti ynë synon që të ofrojë përsosmëri në edukim dhe zhvillim të aftësive, duke inkurajuar ata të kalojnë nga mësimnxënës në udhëheqës nëpër vendet e tyre të punës.

Vizioni i Biznesit

Qendra jonë ndjek gërshetimin e vlerave tradicionale të shoqërisë sonë dhe vlerave moderne të cilat zhvillohen drejtpërdrejtë me shoqëritë tjera në botë. Ne investojmë jo vetëm në praktikimin e punës individuale profesionale, por edhe në aftësimin e nxënësve tanë të gërmojnë më thellë në botën e teknologjisë për trendet e reja në fushat përkatëse, krijimin e një ambienti profesional të punës, vlerësimin dhe praktimin e vlerave etike, si dhe bashkëpunim efikas në punë grupore.
Perspektivat tona afatgjata përfshijnë zgjerimin e burimeve njerëzore nëpër tregun tonë të punës dhe zhvillimin e aftësive edukative dhe praktike të nxënësve tanë. Duke arritur këtë, ne gjithashtu hapim mundësitë për të transformuar qendrën tonë në një institut edukativ dhe profesional me vlera të shkëlqyera dhe standarde të larta karshi vendeve të tjera në botë, duke krijuar kështu një ambient kompetitiv dhe cilësor. Gjithashtu, ne synojmë që të hapim dhe degë të tjera nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, në mënyrë që të gjithë kandidatët anembanë shtetit tonë të kenë mundësi të ndjekin programet tona profesionale.

Qëllimi i Biznesit

Qëllimet tona afatshkurtëra përfshijnë të tërheqim sa më shumë nxënës për të ndjekur programet tona profesionale. Meqenëse drejtimet tona edukative kanë veçueshmëri krahasuar me shumicën e institucioneve tjera të larta, ne synojmë që të kemi rrugë më të hapura për të kontraktuar një numër më të madh të nxënësve të cilët nuk kanë ndjekur programet e institucioneve paraprake. Duke konsideruar faktin që institucioni ynë tani është në fazën iniciale, ne kemi kalkuluar që një ndër sfidat tona të para është informimi i shoqërisë sonë për këtë institut të ri që ofron këto shërbime profesonale. Sidoqoftë, ne do të kemi qasje efektive të marketingut të cilat do të përcjellin tek audienca jonë e targetuar synimet tona për krijimin e mundësive më të mira për të ardhmen e tyre.
Qëllimet tona afatgjata përfshijnë zhvillimin e kurrikulave tona në hapa madhore drejt zgjerimit te drejtimeve që ne ofrojmë. Natyrisht, për të arritur këtë, ne duhet që të punësojmë ligjërues dhe udhëheqës profesional në fushat përkatëse që ne planifikojmë të ofrojmë tek kandidatët tanë. Gjithashtu, ne duhet të kryejmë hulumtime të vazhdueshme nëpër industri të ndryshme për të zbuluar se cilat fusha profesionale do përputheshin me vendet e kërkuara të punës në vendin tonë.