Personeli, menaxhmenti dhe organizimi

New Born Master SH.P.K. është i orientuar drejt ofrimit të vlerave profesionale sa më cilësore për kandidatët tanë.

 

I gjithë personeli ynë ka kualifikim adekuat ku trajnerët tanë janë inxhinierë të çertifikuar të ndërtimtarisë. Menaxhmenti i NBM përbëhet nga pozita e drejtorit, koordinatorit të cilësisë, dy koordinatorëve të procesit të NjMP-së, dy vlerësuesve të jashtëm të NjMP-së, një zyrtari financiar apo kontabilist, dy trajnerë dhe asistentëve administrativ.

 

Duke marrë parasysh objektivat e qendrës, ne kemi proporcion të drejtë të stafit tonë të punës, e cila ndikonë pozitivisht si në biznesin tonë, ashtu edhe në shoqëri, sepse ne jo vetëm se do i ofrojmë shërbime një numri të madh të individëve, por gjithashtu jemi vatër e vendeve të punës për njerëz të tjerë të kualifikuar.